Saturday, April 19, 2014

Selfie - Mania

Selfie -Mania 

Selfie -Syndrome” - Një  Crregullim  Mendor?

Termi selfie  është një zhargon (“slang”)  që  nënkupton   “ autoportret  fotografik”, flitet pra për personat që fotografojnë veten dhe e postojnë këtë foto në rrjetet  sociale.
Moda e “selfie ”  perhapur  sot në rrjetet  sociale (“social network”) , po merr gjithmonë e më tepër përmasa  shqetësuese  dhe   karakteristika  të një crregullimi të tipit  obsesiv – kompulsiv.

Rasti i  19-vjecarit anglez, Danny Bowman  ,  obsesionuar nga selfie  , I cili  kalonte deri ne 10 orë në ditë duke bërë foto vetes me  iPhone , derisa pushoi se shkuari ne shkollë, pushoi se frekuentuari miqte e më ne fund , pas 6 muajsh , tentoi vetevrasjen, shqetësoi opinionin publik dhe atë profesionist.
Mjeku psikiatër Davil Veal që ka Danny-n në terapi lëshon një alarm për adoleshentët:” Selfie  nuk është një lojë , selfie -mania  mund të konsiderohet një crregullim mendor.”

Në fakt , në një studim të  kohëve të fundit  mjekët konsistojnë se të apasionuarit pas selfie  vuajnë nga një deshirë obsesive kompulsive për të realizuar foto të vetes dhe publikuar ato on –line.

   APA (American Psychiatric Association) propozon që selfie  të  konsiderohet   si një crregullim mendor lidhur me “ mungesën e vetëvlerësimit dhe deficit lidhur me intimitetin personal” .
 Në një këndvështrim psikopatologjik APA dallon nivele të ndryshme të “selfitis”.
  •          Selfitis  borderline , apo në kufij : kur personi mjaftohet me 3 selfie në ditë  pavarësisht nëse publikohen on-line ose jo;
  •        Selfitis akut: kur personi realizon dhe boton të paktën 3 foto në ditë në rrjetet sociale ;
  •        Selfitis  kronikë : kur personi  publikon më shumë se 6 foto të vetërealizuara në ditë  në rrjetet sociale.


Cila  është dinamika psikologjike që shtyn  drejt Selfie- manisë?

Treguesi i pare është një vullnet i fortë i personit për t’i thënë botës:   “Unë jam këtu dhe po bëj këtë”.

Pra shkaku i parë është një problem identiteti?

Duket se po, duket një lloj reagimi në kohën e një krize punësimi dhe pasigurie materiale dhe emocionale. Fotot kundërshtojnë imazhin e një egzistence të pasigurt , përmes fiksimit të disa momenteve si simbol i një përpjekje për të përcaktuar një identitet të qëndrueshëm, të plotë e të realizuar. 

A ka një komponent narcizist në selfie –mania?

Në fakt, narcizizmi tradicional  e injoron kontaktin me të tjerët, personi vetë krijon një imazh për veten të egzagjeruar.  Ne mitologjinë greke Narcizi dashurohet aq shume me imazhin e vet te reflektuar ne ujë saqë i magjepsur me këtë dashuri, përhumb dhe bie   në lumin ku  vetë- pasqyrohej.
Kurse  me selfie, personi kërkon t’i dimostrohet sa më shumë personave , mesa duket për të kërkuar një konfirmim të identitetit të vet.
Në këtë aspekt,  social network  mund të konceptohet si një pasqyrë e madhe narciziste, për t’i treguar të tjerëve kush je, sa vlen dhe për t’u komunikuar atyre gjendje emocionale dhe aspekte të vetes , shpesh jo reale , duke  shmangur vështirësitë e përballimit përmes  kontaktit direkt.  

Duket se  social network  prezanton një  pasqyrë  dhe një maskë në të njëjtën kohë.

Një studim i California State University, tregon se të kalosh shumë kohë në Fb & Co , po rrit tendencën narciziste.
Narcizizmi në fakt është një crregullim i personalitetit karakterizuar nga  një  nevojë e pakushtëzuar për t’u konsideruar më i miri, kërkimi i konfirmimit gjthmonë dhe sidoqoftë, vulnerabilitet  ndaj kritikave, pasiguri e thellë, arrogancë ekstreme , hatërmbetje, mungesë empatie, manipulim dhe zhvlerësim i personave tè tjerë në shërmim të imazhit personal.

Nëse kërkojmë një lidhje  mes  Selfie-  Syndrome  dhe psikopatologjise , kjo na con tek kriteret e  varësive , gjendjet e crregulluara  të  humorit, mendimet obsesive,  përsëritja dhe impulsiviteti ,     crregullimi  obsesiv kompulsiv.

Sigurisht jemi duke folur për kërkimet e para mbi këtë fenomen e ndoshta duhet  të jemi më të kujdesshëm në kategorizim dhe etiketimin diagnostikues.

A ka një kurë për Selfie-Syndrome?

Nëse ndjekim arsyetimin e mësipërm , pra nëse konsiderojmë lidhjen mes selfie – manisë dhe obsesioneve dhe kompulsioneve, varësive , një trajtim terapeutik të tipit CBT do të rezultonte ndoshta i efektshëm.

Nëse flasim për një lidhje mes Selfie-Syndrome dhe  karakterit narcizist   apo një vetëvlerësimi te ulët dhe një mungesë të një ndjenje identiteti të qëndrueshëm, kjo kërkon një trajtim më të gjatë të tipit analitik.


Tuesday, March 18, 2014

Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv

CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV 
Crregullimi obsesiv –kompulsiv (DOC) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens.
Personat me crregullimin DOC mund të preokupohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllikun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive, frikè mos nuk kanè siguruar  derèn gazin ..etj.

Obsesionet shoqërohen me emocione  të pakëndshme si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” .

SJELLJET  KOMPULSIVE


Kompulsionet janë sjellje (rituale) të përsëritura, të ngurta si (larja e duarve një  numër të caktuar herësh;  numërimi deri në ...; thënia e lutjeve të caktuara .. etj., etj), janë rituale që ndiqen nga personi për të kundërshtuar dhe përjashtuar mendimet obsesive.  
Keto rituale i sigurojnë atij qetësinë vetëm për disa momente, duke e ndihmuar të ulë nivelin e ankthit dhe,  për rrjedhojë,  ai tenton të zgjasë gjithmonë  e më shumë kohën e këtyre kompulsioneve aq sa kjo ndërhyn në funksionimin normal në jetën e përditshme, duke i zënë shpeshherë orë të tëra gjatë ditës.

MENDIMET    OBSESIVE 
Obsesionet me të zakonshme janë:
-          Obsesionet e infektimit dhe ritualet e larjes : Në këto situata personi ka frikë se do të infektohet duke prekur objekte që i kanë prekur dhe “infektuar “ tè  tjerët.
Eviton kontaktin me objektet  jashtè  ambjentit të tij,ose kur kjo ndodh , pèrfshihet në rituale të vazhdueshme të larjes. Kjo gjë përfshin edhe personat që u qëndrojnë afër ,pasi edhe ata detyrohen të përfshihen në ritualin e larjes së vazhdueshme.
-          Dyshimi patologjik dhe ritualet e kontrollit: Personi  në këto raste torturohet nga mendimi se ka lënë dicka pa mbyllur dhe siguruar (dera, gazi, etj..) Kontrolli i tij nuk eshtë një proces i shpejtë si i personave normalë, por i merr kohë (kontrollojnë, rikontrollojnë, kontrollojnë cdo gjë);
-          Mendime violente dhe rituale shoqëruese: Në këto raste personi mundohet nga mendimet se do t’i bëjë keq vetes apo të tjerëve. Këto obsesione krijojnë një shqetësim të madh dhe nxisin shumë rituale shmangieje dhe sigurimi si p.sh largimi nga zonat me rrezik(lartësitë), objektet e rrezikshme (thikat), thënie të përsëritura se kjo nuk duhet të ndodhë, lutje etj.


Epidemiologjia
Crregullimi obsesiv kompulsiv prek (pa dallim moshe, seksi) rreth 2-3 % të popullsisë së përgjithshme. Mund të prekë në të njëjtën mënyrë si meshkujt dhe femrat dhe shfaqja mund të jetë si në fëmijëri, në adoleshencë apo në  fillim të moshës  së rritur.
Mosha më e zakonshme e shfaqjes është 6-15 vjec tek meshkujt dhe 20 -29 vjec tek femrat . Simptomat e para shfaqen zakonisht para moshës  25 vjecare (15 % shfaqen deri ne moshën 10 vjec) dhe më pak pas moshës 40 vjecare.

Crregullimi obsesiv kompulsiv  nèse nuk kurohet , tenton te kronicizohet dhe rëndohet në mënyrë progresive.

Shkaqet e shfaqjes se crregullimit obsesiv - kompulsiv
Shkaqet bio-psiko-sociale
Crregullimi obsesiv –kompulsiv është i trashëgueshëm?
Crregullimi DOC nuk është i trashëgueshëm gjenetikisht , por tenton të prekë anëtaërt e një familjeje , edhe për shkak të   modelimit dhe edukimit .  Egzistojnë studime që tregojnë sesi  disa karakteristika edukative mund të kontribuojnë në mënyrë të theksuar në gjenezen e këtij crregullimi.
Gjithsesi studime mbi natyrën biologjike të crregullimit DOC tregojnë për ndryshime në metabolizmin e disa zonave te trurit   që mundësjnë rrjedhshmërinë e mendimit.  Kështu zona orbito - frontale  është ajo zonë e trurit që merret  me vlerësimin  e pasojave të sjelljeve tona dhe përgjigjet emotive.  Një  rritje e aktivitetit të këtyre zonave con në një gjendje “alarmi  konstant” dhe reagimi të fortë emotiv  edhe përballë situatave që për shumicën e njerëzve janë normale dhe të parrezikshme.

Faktorè  psikologjike :
Një pjesë e madhe e studimeve të cojnë në një mbrojtje ndaj një ndjenje faji dhe një egzagjerim të ndjenjës së përgjegjësisë , prezente në individët me crregullimin DOC.
Edhe një ngurtësim i fortë moral , fryt i një edukimi të ashpër , përqëndruar në rregullin dhe ndërshkimin është prezent në historitë personale të një pjese të konsiderueshme të personave qè vuajnë nga crregullimi DOC; aspekte edukative që favorizojnë një përgjrgjësi të egzagjeruar dhe  ndjenja faji.

Cfarë mund të bëjnë familjarët
-          Të mos injorohen mendimet dhe ankthi i këtyre personave edhe pse situata që i ka provokuar për ata mund të duket e pajustifikueshme . Kjo do të evitonte “ të ushqyerit”  e ndjenjave të tyre të fajit dhe turpèrimin.
-          Simptomat e personave me crregullimin  DOC  edhe pse mund të duken te cuditshme  dhe të egzagjeruara, nuk janë një kaprico karakteriale , e nuk mund të kontrollohen me forcën e vullnetit, por janë pjesë e një crregullimi të kurueshëm.
-          Të inkurajohen personat të ndjekin një program kurimi psikoterapie edhe pse rezultatet nuk jane menjëherë  të dukshëm.
-          Simptomat   mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrèn (mund të përkeqësohen) në një gjendje stresi të jashtëm, para se të marrin një qëndrueshmëri falë kurës

TERAPIA  dhe TRAJTIMI  i CRREGULLIMIT  OBSESIV –KOMPULSIV

* Trajtimi farmakologjik

- Antidepresive SSRI

- Cloripramina ( antidepresiv triciklik)

Trajtimi farmakologjik megjithe efektin ne uljen e simptomave rezulton i pamjaftueshën në trajtimin e këtij lloj crregullimi.  30 -40 % e pacientëve nuk i përgjigjen pozitivisht terapisë farmakologjike.
Për këtë arsye një trajtim i  plotë kërkon kombinimin e terapisë farmakologjike me psikoterapi.


Terapia konjitiv- bihejviorale ka rezultuar e dobishme në të mesuarit e personit strategji për eleminimin e mendimeve obsesive dhe sjelljeve kompulsive.Terapia konjitive bihejviorale kombinon ndërhyrjet për ndryshimin e përbèrjes dhe proceseve konjitive që janë shkak i mbajtjes së crregullimit me teknika bihejviorale që tentojnë në ekspozimin e kombinuar  dhe ndalimin e sjelljes kompulsive (desensibilizimi sistematik).

Po ashtu psikiatër dhe terapistë psikodinamikë kanë arritur përmirësime të dukshme me paciente obsesive kompulsive (nevrozat -obsesive) me një trajtim më të zgjatur psikodinamik.
Ndergjegjësimi mbi ndjenjat e egzagjeruara të fajit, përgjegjësisë, krijimi i një hapësire eksperiencash  pozitive  transferale dhe relaksuese do te ndihmonte psiken në tendencës e saj të përsëritjes së (coazione a ripetere) të kësaj klime pozitive dhe vetëbesimi.

Përqindja e sherimit të këtij lloj crregullimi varion nga 50 – 85 % të rasteve.










Monday, February 3, 2014

Varèsia nga ...

 Shopping - Kompulsiv



Sindroma e blerjes kompulsive  është  një  crregullim i kontrollit  të i mpulseve  që tregon një dëshirë kompulsive për të blerë . 
Kjo sindromë quhet :  “Shopping kompulsiv” , “Varësi nga blerjet” ose "Shopaholism" ( mania për shopping). .
Gjthsesi,   American Psychiatric Association (APA), nuk e njeh si crregullim, ndaj nuk e gjejmë tek   manuali DSM-IV,  dhe as DSM –V .
Subjektet që prezantojnë  këtë crregullim , kryesisht  femra  të reja në moshë , nëse fillimisht  blejnë për kënaqësinë që të sjell një veshje apo  një objekt i ri, më pas kjo kënaqësi , pak nga pak ,  shoqèrohet me  një gjendje tensioni gjithnjë në rritje  dhe dëshira për blerje bëhet e pafrenueshme.
Fillon të blejë  objekte të cfarëdolloji  që në pjesën më të madhe lihen në një cep ose hidhen dhe kjo gjë shoqërohet me ndjenja faji dhe turpërim.  
S.L. McElroy, një studiuese amerikane që është marrë gjerësisht me ketë fenomen , ka propozuar kriteret e mëposhtme diagnostikuese  për të bërë dallimin mes personave që praktikojnë blerjet  si një aktivitet normal, nga ata për të cilët ky aktivitet  merr karakteristika patologjike :
1.     Preokupim, impuls apo sjellje të të blerit jo të përshtatshëm  të perjetuar si  e parezistueshme,  që ndërhyn me forcë apo pa sens; të blerit në mënyrë frekuente  të objekteve të padobishëm , përtej mundësive objektive, dhe që zë një periudhë kohe më të gjatë se ajo që ishte paracaktuar;   
2.     Preokupimi, impulsi  apo akti i  të blerit shkaktojnë stres të fortë, bëjnë të harxhohet kohë, ndërhyjnë  në mënyre të theksuar  në funksionimin social , në punë dhe shkaktojnë probleme financiare (borxhe me bankën ose falimentim);  
3.     Blerja në mënyrë kompulsive nuk  prezantohet në rrjedhën e crregullimit të  manisë apo hipomanisë.

Shopping kompulsiv , sipas studimeve sot pranohet se “ është një problem mendor,   një gjendje e shkaktuar nga  ndryshimet e vazhdueshme në strukturën dhe funksionimin mendor”  (Leshner, 2001).
 Si një substancë kimike  edhe  një eksperiencë emocionale  mund të jenë kaq kënaqësi -sjellëse sa të krijojnë  një  lidhje varësie.  

Po cili është profili  i një pacienti /teje  të varur nga një lloj sjellje pa të cilën  duket se nuk arrin të jetojë e provojë emocion?

Përse disa sjellje  behen simptomatike  dhe “rrëmbejnë”   mendjen e pacientit ?

Një përgjigje e shpejtë  do të ishte se shopping-  kompulsiv është një mekanizëm mbrojtës ndaj përjetimeve dhe ndjenjave të dhimbshme,  sidomos për shkak të marrëdhënieve,  mbron po ashtu nga  një imazh për veten i dobët dhe gjithmonë në rrezikun e  të braktisurit.

Në eksperiencën emocionale të   shopping,  individët dallohen nga niveli i ndryshëm i impulsit për të blerë si një burim  eksitimi,  kënaqësie dhe relaksimi.  Disa tregojnë se ndihen “high” gjatë kësaj sjellje ;  “dicka që jep adrenaline” ...apo  “ është si të bësh dashuri me produktin ...”. 

Trajtimi:

Nëse profili i një bleresi/seje patologjike është ai i përshkruar më sipër , ndërhyrja terapeutike do të synojë rritjen e vlerësimit për veten,  ekplorimin  e  frikërave të ndarjes, ndjesinë  e boshit dhe të  paqëndrueshmërisë.

Më poshte video:






Sunday, January 19, 2014

Trajnim ne Grup


Njohja e vetes behet nje pjese shume e rendesishme e punes se psikologut.
Analiza ne grup qe organizon Instituti Afred Adler jep nje mundesi cdo psikologu ne formim te filloje “ te ballafaqohet me veten”, fale marredhenies nderpersonale dhe dinamikes se grupit. Ky eshte nje fillim i “udhetimit” drejt analizes personale .
Per me teper informacion mund te na na kontakoni ne
adresen mail: institutiadler@yahoo.com ose nr. tel : 069 6759460
 


Wednesday, January 15, 2014

Personaliteti Kufitar

Adoleshenca   e    paqëndrueshme

*      ndjenja kronike e boshit;
*      emocionet e pështjelluara;
*      humori i paqëndrueshëm ;
*      sjellje impulsive dhe agresive;
*      marredhenie seksuale të rastësishme;
*      përdorim drogë apo alkoli;
*      ankth i egzagjeruar nga humbja e të dashurit, mikut;
*      përpjekje të dëshpëruara për të evituar braktisjen;
*      akte vetëshkatërrimi dhe tentativa vetëvrasëse

....jemi në kuadrin e....
*******  CRREGULLIMIT   BORDERLINE   te     PERSONALITETIT  *******

Adoleshenti borderline, vuan, kerkon dhe nuk gjen kuptim për veten, veten ne raport me tjetrin, me ambjentin. Ndjesia e boshit  që e përndjek e nuk i ndahet  asnjë cast eshte dicka organike që  e ndjen ne bark dhe gjoks.  Eshte një mungesë  e qenesishme.
Per shkak te vulnerabilitetit te tyre keta persona kane nje nevoje kompulsive per mbrojtjen dhe ndihmen e tjetrit. Per kete motiv vetem ideja e prishjes se nje raporti te rendesishem nga i cili eshte i varur , gjeneron nje ankth ekstrem, te thelle. Per ta evituar jane ne gjendje te kryejne veprime te deshperuara, te cilat per fat te keq e demtojne marredhenien.
Gjithsesi ne gjendjet e humorit  me frekuente jane ato te inatosura, me veprime  te dhunshme , shperthime inati qe mund te cojne edhe ne sherre.  Nën situata ambjentale stresante mund te shfaqen edhe ide paranoide apo simptoma psikotike të përkoshme (alucinacione vizive, uditive, ndjenja  depersonalizimi....etj 
Berthama familjare
Familja per adoleshentet borderline prezanton nje vend fizik dhe mendor per ‘tu braktisur  per te mos duruar  ndjesinë  e patolerueshme të  varësise apo një vend ku adoleleshti   mbërthehet   për t’u mbrojtur nga ankthi i ndarjes dhe izolimit.  
Sipas  Shapiro adoleshenca e femijëve border- line  bëhet një periudhë regresioni i gjithe familjes , ku me regresion nënkuptohet ndarja , shkeputja ( spaltung). Kjo ndodh pasi prindët kanë mbetur simbiotikisht të lidhur me familjet e tyre të origjinës,  ata   kanë falimentuar në  procesin e individualizimit dhe  integrimin e marrëdhënieve  pozitive dhe negative. 
Ne keto familje fantazia e pandergjegjshme eshte se dëshirat autonome të adoleshentit  prezantojnë një ndërshkim te ashper per kohezionin e berthamës  familjare. Ne fakt ndarja mund te aktivizojë makthe  te  “ asgjesimit”  dhe kontrollin reciprok  .
Dëshira  për varësi , tipike për adoleshencën shtyn adoleshentin borderline   në një dinamikë psikike konfliktuale  mes pavarësisë totale te “kritikueshme” dhe varësisë totale  bllokuese ,   pa mundur të eksprimentojë tranzicionin normal  evolutiv .  
Sipas teorisë së atashimit , prindi i transmeton fëmijës sigurinë apo pasigurinë  e eksperiencës së vet të fëmijërisë në formën e prezantimeve mendore. Mungesa e kesaj  eksperience psikike , con adoleshentin në një konflikt  intensiv e të patolerueshëm. 
Trajtimi

q  Psikoterapi mbështetëse ?
q  Psikoanalize (Trajtim i gjate e i kushtueshem)
q  Psikoterapi    psikodinamike  (shprehëse)?


Terapitë  Mbështetëse
Kernberg  mendon se me këta pacientë  një  përqasje tërësisht mbështetëse ,  e cila  kufizohet në inkurajim dhe mbështetje  rrezikon të cojë në  përforcimin e  mekanizmave  mbrojtës , terapia mund të  ketë  një efekt paradoksal , duke rritur ankthin dhe simptomat jo  të pershtshme , ndërkohë  që  një  përqasje “shprehëse”  mbështetur mbi analizën dhe intepretimin e mekanizmave mbrojtës  zgjeron potencialin konjitiv dhe pershates.
Funksioni  i  terapistit  në një terapi   mbështetëse  eshte te ofroje njohuri qe mund te ndihmojne pacientin te kuptoje me mire veten  dhe konfliktet dhe problemet me realitetin. Kjo terapi ofron   pak mundesi analize te mekanizmave primitive.

Terapitë shprehëse (psikodinamike)
Ne akord me autore si  Frosch (1970), Masterson (1972), Buie & Adler (1982),  Kernberg mendon se ne  terapine  me nje  borderline duhet perdorur  nje psikoanalize e modifikuar , quajtur nga Kernberg “ terapia shprehese”.
Kjo teknike nuk parashikon vetem interpretimin e materialit jo te ndergjegjshem , por edhe nderhyrje te tipit sqarim, ballafaqim me materiale te ndergjegjeshme ,  interpretimin   ne “hic et nunc”  (tani dhe këtu) te takimit, pra jo vetem me materialin e se shkuares por me cka shfaqet ne takim.
 Terapite shprehese  ofrojnë  mundesinë e  analizes  te dinamizave arkaike , perceptimeve dhe pritshmerive magjike te individit,  si dhe ofrojnë mundësinë e  krijimit  të një  baze marredhenieje  të qëndrueshme falë raportit terapist- pacient.  

Trajtimi familjar
Shpesh familja e adoleshentit me probleme  të rënda të personalitetit , është  zakonisht  një ambjent i papërshtatshëm  ku janë prezente droga, abuzimi, depresioni,  vështirësi   ekonomike  ..etj .
Terapisti duhet:
  1. Të vlerësojë si  këta faktorë  ndërhyjnë në aftësitë e të kujdesurit  ndaj   fëmijës
  2. Të  ndihmohen prindët  me mbështetje psikologjike dhe psikoedukuese.

Trajtimi Farmakologjik

Nevoja e kurës farmakologjike si pjesë integruese e trajtimit për të rinjtë me crregullime të rënda të personalitetit pasqyron ndërthurjen komplekse me predispozitat gjenetike , vulnerabilitetin neurobiologjik kundrejt forcave ambjentale. 
Mjekimi përdoret kryesisht në trajtimin e simptomave që kanë të bëjnë me paqëndrueshmërinë e humorit, mungesës së kontrollit të impulseve , modifikimin e kontaktit me realitetin (simptoma psikotike).


Saturday, December 21, 2013

Psikoterapia Adleriane



 Psikoterapia : KURA e SHPIRTIT 


Fragment terapie  shkeputur nga libri : " Historite qe Kurojne"  
James Hillman 


Cdo analizë psikoterapie përmban një  pyetje e cila vjen nga vetë  pacienti ose   pyetja që  terapisti i bën  vetes kur ka përballë një  pacient.
Pyetje që unë i bëj vetes është: “ cfarë  tjetër kërkon pacienti  në të vërtetë? Cfarë qëndron pas pyetjes  që ka  formuluar  në fillim?”
Përgjigjet  për këtë pyetje nuk janë  asnjëherë aq të thjeshta si ato që lexojmë në libra  ku thuhet se pacienti kërkon: “ ta  duan” , apo “kërkon të  clirohet  nga një simptomë”, apo “kërkon të shpëtojë apo  përmirësojë një marrëdhënie....”
“Pyetjen ” e pacientit  nuk  e kënaq  as  nevoja e një  terapistit për të  ndihmuar  të tjerët apo dëshira  e tij  për  të krijuar një  marrëdhënie të thellë me njerezit,  nevoja  për të  analizuar psiken etj. 
Ajo që në të vërtetë pacienti kerkon  është goxha  e komplikuar:    është   dicka   të cilës  , kur mendojmë se i  jemi afruar,    pacienti  tërhiqet e  thotë : - “ Jo nuk është kjo ajo që doja të thoja” .
Eshtë  kjo paqartësi /pasiguri  që shpreh pacienti,  motivi për të cilin  jemi në terapi ;  një “faktor  i tretë”  që  mban në  lëvizje  në mënyrë të qëllimtë dhe enigmatike  objektivin tonë  terapeutik.   
Këtë moment ndërhyrje  reflektive , këtë “faktor të tretë”  në eksperiencën terapeutike  unë  ia atribuoj  SHPIRTIT.
Jam i bindur se  pacienti dhe unë  jemi në  këtë marrëdhënie terapie sepse është ai që na mban aty përmes  transferencës, simptomave, enigmës së ëndrrave:  fenomene këto, jo plotësisht të qarta..
Por ajo që mbi të gjitha na mban në këtë  marrëdhënie  është ndjesia se  po shkojmë drejt dickaje thellësisht të rëndësishme , që nuk mund të indentifikohet  lehtë nga analiza e arsyeshme.  Kjo dëshirë  jo qartë  e përcaktueshme na bën të ndjehemi inferiorë, është një inferioritet ku shpirti na con.
Një mënyrë  për  të qetësuar këtë pasiguri (paqartësi) është  të shkohet  pikërisht tek shpirti , për të kuptuar cfarë do, pavarësisht nga ajo që thotë pacienti  e pavarësisht nga ajo që thotë diagnoza e mjekut.

    




Ja një rast terapie...

Nje grua  40 vjece  që  punon në  një  pozicion të  rëndësishëm  në  një bankë të  fuqishme  , kishte ardhur nga një zonë  periferike  dhe jetonte në  një  apartament modern, larg  familjes dhe  pa një të dashur.  Frika që ajo sjell në terapi është :  “ se mos cmendet!” .
Në  një seancë  kjo grua sjell një  ëndërr: “ një djaë  i ri, i panjohur,  me këshishë  të  bardhë  dhe kapele jeshile  ndodhet në burg. I  dobësuar, i pistë , leviz lart e poshtë “ si  një i cmendur”. Në  ëndërr pacientja kishte dashur ta lironte nga burgu.
I them pacientes : - “shko me imagjinate  dhe fol me të
E  kështu bën:  E gjen të lehtë  të hyjë. Ishte dicka jo e zakonshme , por e bëri.  E pyeti : “si quhej?”,  “nga vinte?”,   “përse ndodhej në burg”,  “cfare mund të  bënte për ta liruar?”
 Ai nuk fliste ; nuk bënte tjetër vecse kërcente  andej - ketej duke e lëvizur kokën si një i cmendur.
Ne seancën tjetër gruaja  tregon dëshpërimin e saj per vizitën në burg.
I them: “ Vazhdo të shkosh, por le të  kërkojmë edhe këtu  të zbulojmë  nëse ka  dicka tek ju që e  shtyn   atë të sillet ne këtë mënyrë .”
Kështu zbuluam  se pacientja  “ ishte e zemëruar me atë djalë se ai  nuk bashkëpunonte , nuk i  pergjigjej  dhe dukej sikur nuk e kuptonte që ajo po përpiqej ta ndihmonte. “
Filluam te shihnim se ajo(pacientja)  ishte një gjykatëse , se po e gjykonte  edhe  në burg.  Ndërkohë që shkonte për ta ndihmuar,   gjithë kjo “marrje në pyetje”  ishte një tjetër proces.
Nuk  na u desh shumë të kuptonim kush e kishte futur  në burg atë djalë.
Pacientja u kthye sërish (me imagjinatë) pranë tij , por kësaj radhe nuk tha asgje , e as ai nuk foli. Shiheshin vëmendshëm përmes hekurave.
Më pas, përmes imagjinatës,  ajo u gjend përtej hekurave , me të, ose  së paku hekurat nuk i shihte më. Ai mbeshteti kokën në prehërin e saj  dhe ajo i preku kapelen jeshije  dhe  i foli: “ Si je sot?
 Ai përsëri  nuk u përgjigj.
 Ah,   i bëra përsëri një pyetje – mendoi ajo,-  jam duke u përpjekur akoma t’i marrë ndonjë informacion ;  po bej akoma policen.”
I mbështeti përsëri dorën mbi  kapele . U bë gati t’i thonte :- ”kjo të ndihmon?”,  por e ndali veten menjëherë.
 Më pas , pasi i kishte mbajtur përbrenda  thënie të këtij tipi , krejt papritur,   djali  u dëgjua të fliste qartë:  “Faleminderit. Kam  qenë kaq shumë kohë  vetëm.  Tani nuk do cmendem”.
Besoj e shihni ,  në këtë rast, se cfarë kërkon shpirti.
 Së pari shkojmë drejt tij , ashtu , thjesht  dhe e lemë atë vetë të na thotë .
 Nuk do të jetë aq e thjeshtë , pasi ndoshta nuk do të flasë derisa të mos jemi  gati ta dëgjojmë:
vetëm kur gruaja pushoi së bëri pyetje  (pushoi së hetuari dhe së gjykuari);
 vetëm kur edhe ajo ishte  pas hekurave , dhe hekurat  që e ndanin prej tij u zhdukën;
 vetëm kur   e la të mbështeste kokën në prehrin  e saj , ai  u pergjigj.
Cfarë kërkonte?
 Frika se po ta linin vetëm,  do ta cmendej.  Cmenduria,  në fakt,   ishte  dhe frika që kishte kjo grua , ishte arsyeja që krijoi këtë person  ne burg, pas hekurave....”