Thursday, September 13, 2012

Ankthi - Crregullimet



Ankth ???

- Ndjeheni  jo te qete, te pasigurt, te preokupuar per pjesen me te madhe te dites?
- Nuk rehatoheni lehte, keni probleme me gjumin?
- E keni te veshtire  te kontrolloni preokupimin tuaj?
 - Ndodhite apo ngjarjet  e dites i perjetoni  me tension, shpesh nen nje kendveshtrim katastrofik?
- Keni  frike per shendetin tuaj apo te njerezve tuaj te afert, frike se ndonje semundje  apo  nje  aksident mund te demtoje njerezit tuaj te dashur?
- Jeni bere  teper  te ndjeshem e here -here nuk arrini te kontrolloni emocionet?  
- Keni filluar te mos ndjeheni mire fizikisht: keni   cefale (dhimbje koke),  shqetesime te sistemit gastro-intestinal, probleme te frymemarrjes, tension muskular.

* Keto simptoma kur kane nje kohezgjatje  prej mese  6 muajsh ,  njihen ndryshe si Crregullime te Ankthit te Pergjithesuar, nje crregullim qe prek   rreth 5 % te popullsise, te pakten nje here gjate jetes se tij.




Ataku i Panikut 

Ne rastet kur  krizat e ankthit jane shume intensive, te tipit te nje terrori i cili zgjat per disa minuta ( 10 - 30 min),  gjate te cilave personi ndjen  shtrengim ne kraharor,  rrahje te forta te zemres, djersitje, marrje fryme, dridhje, mungese oksigjeni, marrje mendsh, ndjesine se po i bie te fiket, ndjesine e mpirjes dhe te “mizave” ne krahe,   friken se po humbet kontrollin, frike se po cmendet………keto simptoma njihen si crregullimi i atakut te panikut.
Keto kriza jane te paparashikueshme , ataku i pare e ben individin t’i drejtohet  mjekut me urgjence  ndersa frika e krizave te tjera te mundshme  kufizojne lirine e tij: ai (ajo) eviton daljet,  kerkon te jete i shoqeruar nga persona te tjere,  deri ne izolimin brenda shtepise.

Po   c’eshte ANKTHI?

Ankthi eshte nje emocion i fuqishem , i pranishem  tek  cdo njeri  qe nga lindja,  nje emocion qe i sherben njeriut si nje mekanizem mbrojtes i dobishem ne rastet e nje rreziku.
Ne rastet  kur ky emocion rritet pertej mases e nuk arrihet te menaxhohet,  kthehet ne nje problem per individin. 
 Me ankthin mund te jene te lidhura edhe crregullime te natyrave nga me te ndryshmet si: depresioni, ataku i panikut, crregullimet  fobiko- obsesive , fobia sociale, fobia specifike, crregullimi obsesiv – kompulsiv, crregullimi post –traumatik nga stresi …
Ankthi  ne vetvete nuk eshte nje semundje, por eshte simptome e nje shqetesimi, shpesh e nje shqetesimi te thelle  dhe te panjohur nga   personi ankthioz.

 Kur i drejtohemi mjekut?
Personi i drejtohet  mjekut  atehere kur  vete nuk arrin dot te  perballoje gjendjet ankthioze e sidomos kur ky ankth ka filluar te shkarkohet mbi trupin  duke i krijuar atij   probleme me frymemarrjen, zemren, stomakun, gjumin,  etj….
Ataket e panikut  jane nje sinjal alarmi dhe nje “ftese” per te eksploruar dinamikat dhe problematikat e pandergjegjshme  qe kane filluar te “degjohen” e te shqetesojne individin. 

A eshte ankthi i trashegueshem? 

Jo rralle ndodh qe ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi ne brez. Eshte kjo qe mbrojne teorite bio-gjenetike qe flasin per nje numer te madh te molekulash “ ankthsjellese” si noradrenalina ne tru e cila shkakton rritjen e nivelit te ankthit  mbi  norme.
Teori te tjera flasin per    “ trashegimine” e modeleve ankthioze te sjelljes.  Nje femije qe jeton ne nje familje me prinder ankthioze, vazhdimisht te preokupuar, meson te shohe e trajtoje cdo ngjarje te jetes me nje preokupim tejet te madh.  Nje nene ankthioze eshte gjithmone e preokupuar se femija e saj do te lendohet, apo  do te ftohet, apo do te zihet me moshataret.  Keto frikera , jave pas jave e vit pas viti gjenerojne tek femija frike e pasiguri qe mund  te ushqejne gjendjen ankthioze me tej.


Si mund ta kurojme?

        *    Farmakoterapia.
Terapia farmakologjike per trajtimin e ankthit  parashikon perdorimin e benzodiazepinave dhe  anti- depresiveve .
Grupi i benzodiazepinave  perdoret me teper ne fazat akute te crregullimit  dhe ndihmon ne uljen e  intensitetit  te ankthit por nuk  e  eleminojne ate.  Perdorimi i  zgjatur  i tyre mund te krijoje varesi.

* Teknika relaksimi: ka teknika te ndryshme te autokontrollit qe shkojne  nga mendimi pozitiv,  tek autohipnoza,  training autogjen  etj..
Jane te gjitha teknika te mira, por problemi  eshte se veprojne ne pjesen e siperfaqshme te ankthit.  Ne rastet kur ankthi vazhdon te shqetesoje, duhet gjetur kurajo per te kerkuar ndihmen e nje psikoterapisti.

  * Terapite e mendimit dhe te sjelljes (Cognitive – Behavioral)
Terapite e mendimit dhe sjelljes (conjitive- behavioral) perdorin teknika per  perforcimin e sjelljeve pozitive,  desensibilizimin sistematik  perballe situates apo objektit ankthndjelles.
 Teknikat e ndryshimit te sjelljes shoqerohen edhe me teknika konjitive (te mendimit)  te cilat synojne te zbulojne  e modifikojne  bindjet jo funksionuese qe gjenerojne ankthin.  Rezultatet e terapise  se mendimit dhe sjelljes (cognitive- behavioral) jane pergjithesisht te mira,  me nje permiresim ne kohe te rikthimit te krizave ( follow  -up).

   * Terapite psikodinamike    synojne te zbulojne  e te ngrene ne nivelin e ndergjegjes    konfliktin  apo konfliktet  e thella e te pandergjegjshme qe ushqejne ankthin  ne rrenje.  Psikoterapia  adleriane  funksionon ne kete linje duke  filluar qe prej  menaxhimit  te simptomave ankthioze ne inkurajimin , modifikimin e    ripercaktimin  e stilit te jetes se individit.

Punoi:  Irena Hysenaj
Psikologe – Psikoterapeute   


1 comment:

  1. Në kohët moderne në të cilat jetojmë të ndjehesh i lodhur e i frikësuar është më se e zakonshme. Njerëzit jetojnë momente frike apo ankthi të tipit - humbja e punës apo shtëpisë, humbja e partnerit, ndjenja të pasigurta për të ardhmen, nëse do të jenë të shëndetshëm,nëse do të marrin pension e deri tek ngrohja globale dhe zhdukja e planetit - dhe mbase koha jonë pa frikë mund të quhet: Epoka e Ankthit.

    Po ca, më shumë se të tjerët, janë të prirur për të qenë gjithmonë të merakosur apo shqetësuar, pa marrë parasysh portofolet apo llogaritë e tyre bankare apo se sa të shëndetshëm janë fëmijët e tyre, këta gjithmonë priren mendërisht të përgatiten për gjëra të këqija, truri i tyre gjithmonë parashikon skenarë të zymtë.

    A është Ankthi frikë?
    Dimë që frika fokusohet në diçka që është e drejtpërdrejtë para nesh, një rrezik real dhe objektiv. Ankthi është një lloj frike se gjërat do të shkojnë keq, një ndjenjë e përgjithësuar tmerri për diçka atje jashtë që duket kërcënuese - por që në të vërtetë nuk është kërcënuese, apo mbase nuk ekziston fare, pasi në shumicën e rasteve është ajo që ne e quajmë parandjenjë. Frika nga gjërat sociale është e ndryshme nga frika nga gjërat fizike.

    Ankthi, mund të ndodhë në tri nivele: në tru, në sjellje dhe në përvojat subjektive.

    Po dy pyetje kam unë:
    1-A ndikon radha e lindjes në ankth? Pra a janë fëmijët më të vegjël më anthiozë se fëmija i pare?
    2- A ndikon në uljen e ankthit të fëmijës shkuarja herët, para moshes 3-4 vjeçare, në çerdhe apo kopshte?

    ReplyDelete